Bërtitja gjatë seksi bën mirë. Këtë ka nxjerrë një studim i
Universitetit të Lids, sipas të cilit mërmëritjet dhe britmat stimulojnë
përveçse kënaqësinë personale, edhe atë të partnerit.
Një kampion prej 75 vullnetarësh i është nënshtruar një pyetësori mbi
aktivitetin normal seksual. Si përfundim doli se çastet kur bërtitet më
shumë nga kënaqësia janë ato që paraprijnë orgazmën.
Ndërkohë që ka rezultuar se meshkujt arrijnë nivelin maksimal të
eksitimit, me rritjen e zërit femëror që ndërthuret me kënaqësinë.